Spartak Braho: Na është çmendur kryeministri

Ish-deputeti i LSI-së, Spartak Braho, i cili në këto zgjedhje kandidon për PS në Tiranë, ishte pjesë e takimit të Edi Ramës sot në Çorovodë të Skraparit.

Braho ka marrë përsipër sulmet ndaj ish-mikut të tij, Ilir Meta dhe në Skrapar e sulmoi Presidentin më shumë sesa vet Edi Rama.

Por në zellin për të sulmuar Ilir Metën, Braho ka bërë dhe një gafë. Duke dashur të sulmojë ish-mikun e tij, në mendje ka pasur Edi Ramën dhe gjatë fjalimit tha: “Na vjen keq, por na është çmendur kryeministri…”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?