Spartak Braho: Tom Doshi falsifikoi raportin mjekësor. Prokuroria të hetojë

Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho tha sot se raporti mjekësor i Tom Doshit ditën e hënë, me të cilin ai shtyu vendimin për heqjen e imunitetit, është i falsifikuar.

Në një konferencë për mediat, Braho tha se raporti është falsifikuar nga një mjek i një spitali privat, Eduard Shota, gruaja e të cilit është punonjëse e kompanive të Tom Doshit. Braho tha se Prokuroria duhet të nis hetimet për këtë falsifikim, i cili sipas tij, nuk është i vetmi i paraqitur para institucioneve shtetërore nga deputeti Doshi.

Deklarata e Brahos u bë pak minuta para nisjes së seancës së Këshillit të Rregullores në Kuvend, ku do të diskutohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku. 

SHKARKO APP