Spekullimet për Vettingun, Xhafaj: Duhet për besueshmërinë e policisë

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u përmend dhe nga paraardhësi i tij Saimir Tahiri, se për akuzat ndaj policisë ”ia kalon dhe Saliut dhe Lulit”. Ndërsa sot, Xhafaj foli në ”Forumin qytetar për sigurinë publike” në Lezhë, për ato që i quajti spekulime për procesin e vetingut.

”Kam qenë dhe mbetem i bindur çdo ditë që vetingu në policinë e shtetit ishte dhe është i domosdoshëm për të forcuar integritetin e policisë për të rritur besueshmërinë brenda radhëve të policisë por dhe mbi të gjitha besueshmërinë e qytetarëve te policia që duan të shohin te polici një njeri me figurë të pastër, në shërbim të tyreÇÇ, tha Xhafaj.

Ai shtoi se ky Vetting nuk bëhet për gabime teknike të plotësimit të formularit, por: ”Ne nuk do të shohim kush janë gabimet teknike dhe një apo dy dokumenta, nuk është ky problemi për ne, jo ai polici që e vuri në kolonën një dhe dalin e treta. E kemi me ata që është çuditërisht polic qarkullimi dhe pronar hoteli. Se hotelin nuk e ka bërë nga motori, po xhepat e qytetarëve që u ka marr lekët padrejtësisht”, tha më tej Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?