Spiropali dhe Vëngu rikthehen në Kuvend, ndryshime tek Komisionet Parlamentare
Nesër (e enjte) gjatë seancës plenare në Kuvend, do të ketë ndryshime të anëtarëve të disa Komisioneve Parlamentare. Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të emërohet në Komisionin e Sigurisë.
Pirro Vëngu pritet të emërohet te Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Kujtojmë që Elisa Spiropali u shkarkua si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj u emërua Ferit Hoxha.
Po ashtu Pirro Vëngu u shkarkua si Ministër i Mbrojtjes dhe vendin e tij e zuri Ermal Nufi.
KOHA JONË SONDAZH

