FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali i bën xhiro Benet Becit në Shkodër, fton qytetarët: Bashkohuni për atmosferën magjike të mjeteve Retro

Qyteti i Shkodrës do të presë këtë fundjavë festivalin “Retro”, ku do të ekspozohen mjetet klasike të viteve ’60-‘70-’80, me targa të personalizuara.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet e Parlamentit, Elisa Spiropali dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës ftojnë qytetarët të vizitojnë makinat Retro, parada e të cilave është një vlerë e shtuar për sezonin turistik.

“Sot n’Shkodër që këtë fundjavë mirëpret Andrra n’Retro. Bashkohuni me ne për të shijuar atmosferën magjike që do të ofrojë ekspozita e mjeteve Retro në sheshin përpara bashkisë më 22-23 qershor dhe për të krijuar kujtime të veçanta”, tha Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç paradës së automjeteve “Retro”, gjatë orëve të mbrëmjes do të zhvillohen po ashtu edhe aktivitete festive me tingujt e muzikës “Jazz”, që do t’i shtojnë gjallërinë qytetit të Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?