FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali: Marrëveshjet e miratuara në Kuvend përshpejtojnë anëtarësimin në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagoi sot pas votimit në Kuvend të dy projektligjeve që afrojnë edhe më shumë Shqipërinë me anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Dy ndër projektligjet që miratuam sot në Kuvend lidhen drejtpërdrejt me përshpejtimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian”,– thekson Spiropali.

Projektligjet e miratuara janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ratifikimi i marrëveshjes së huas me Komisionin Evropian “Për lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”;

Swiss Digital Mobile Reklama

Ratifikimi i marrëveshjes së facilitetit me Komisionin Evropian “Për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje”.

Sipas Spiropalit, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të të cilit janë miratuar këto marrëveshje, përbën një nxitje dhe lehtësim, por edhe një përgjegjësi për të përshpejtuar hapat drejt integrimit në familjen europiane. Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancë plenare. Pas rreth 6 orë diskutimesh, Kuvendi votoi projektligjet dhe projektvendimet në rend të ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?