Spiropali mocion për hapjen e partisë, protestuesi: Lëvizjet të jenë në kohezion me kërkesat e sheshit
Edison Lika, i cili është në grupin drejtues të protestës, ka thumbuar deputeten socialiste Elisa Spiropali, e cila dorëzoi në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e parties.
Lika tha se deputetët socialistë nuk duhet të bëjnë gjasme sikur i dalin përtisë përballë, ndërkohë që sipas tij vijojnë të jenë brenda partisë. Ai kërkoi që lëvizjet e kujtdo deputeti të jenë të qarta, të dukshme dhe në kohezion me kërkesat e sheshit.
“Ne inkurajojmë këdo që i del para këtij regjimi. Ne kërkojmë nga SPAK hetimin e Ramës, si koka kriminale e këtij sistemi të korruptuar. Por ne nuk do të mjaftohemi as me deputetë që bëjnë gjasme sikur i dalin përballë partisë, por vijojnë të jenë brenda partisë. Ne kërkojmë që lëvizjet e kujtdo të jenë të qarta, të dukshme dhe në kohezion me kërkesat e sheshit”, tha Lika.
KOHA JONË SONDAZH

