Spiropali në Kamëz: Këto zgjedhje përtej ngjyrave partiake, PS ka mbështetjen më të madhe gratë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat e Kamzës, ku të pranishme ishin edhe Elisa Spiropali, bashkëdrejtuese politike e PS-së për Tiranën, dhe deputetja Lindita Nikolla. Takimi u fokusua te zhvillimet dhe transformimet e zonës, si dhe te roli i grave dhe të rinjve në këtë proces.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali theksoi ndryshimet rrënjësore që ka pësuar Kamza dhe zonat përreth, si Paskuqani, Valiasi e Bathorja. Ajo u shpreh se progresi i arritur është rezultat i besimit të qytetarëve ndaj Partisë Socialiste dhe punës së bërë nga administrata vendore nën drejtimin e Rakip Sulit.

“Në 2020 këtu nuk kishte një pedonale, por një kanal të madh, në të cilin ishin rritur vajzat dhe djemtë e këtij vendi, prindërit e të cilëve erdhën këtu për një shpresë dhe vetëm me mund e punë ja dolën. Ne vumë votën e përbashkët, ne i besuam PS, Rakip Sulit dhe sot Kamza është ndryshe, Paskuqani nuk njihet, Valias po ashtu, Bathorja ka ndryshuar dhe Kamza është transformuar. Kudo ku kemi vënë dorë, kemi bërë transformim rrënjësor për vajzat dhe djemtë e këtij vendi. Ne nuk e kemi bërë këtë për veten tonë.

Prandaj, gratë dhe vajzat na mbështesin këtu në Kamëz. PS nuk ka qenë partia e grave dhe vajzave, pasi ishte e mbyllur si parti, pavarësisht përpjekjeve. Por sot, PS është absolutisht e ndryshuar, pasi ka fytyrën e grave dhe vajzave dhe të rinjve, ka fytyrën e grave dhe vajzave në Bashkinë e Kamzës, ku janë 70%, në këshillin bashkiak janë 50% gra dhe vajza, të cilat punojnë për këto transformime”, tha Spiropali, teksa shtoi se të gjithë duhet të jenë bashkë përtej ndasive për të realizuar objektivin historikë për Shqipërinë në BE në vitin 2030.

SHKARKO APP