Spiropali: Regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës, proces me rëndësi historike

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Partisë Alternativa Demokratike Shqiptare në Preshevë, Armend Aliu dhe Nënkryetarin, Aziz Aziri. Spiropali e ka konsideruar regjistrimin e popullsisë në Luginën e Preshevës si proces historik.

“Në fokus të takimit ishte procesi i regjistrimit të popullsisë në Luginën e Preshevës, ku rezultuan që jetojnë rreth 120 mijë shqiptarë. Ky proces, me rëndësi historike e kombëtare për shqiptarët, nisi më 1 Tetor dhe u finalizua me sukses më 31 Tetor falë mobilizimit të shqiptarëve të Luginës dhe angazhimit të partive politike shqiptare, shoqatave, organizatave joqeveritare, aktivistëve, si dhe aktorëve ndërkombëtarë”, u shpreh ajo.

Spiropali tha se, në përfundim të takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ku theksoi se qeveria dhe institucionet shqiptare do të ofrojnë gjithmonë mbështetje për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?