Spital Covid dhe në Shkodër, në pavion janë veç 8-të të shtruar
Prej 3 ditësh, sipas udhëzimit të Ministrisë seëShëndetësisë, edhe spitali rajonal i Shkodrës, është pjesërisht në dispozicion të të infektuarve me Covid-19. Kapacitetet janë rreth 90 shtretër, ndërsa situata duket pozitive deri me tani, pasi të shtruar janë vetëm 8 pacientë. Në varësi të situatës nga Covid-19 në spitalin Rajonal të Shkodrës, janë vene në dispozicion 5 reparte. Njëri prej tyre është ky i neurologjisë, i cili tashmë është i zbrazur në pritje të pacienteve.