Spitalet Covid 1 dhe Covid 3, familjarë në ankth dhe ambulanca në pritje
Spitalet Covid 1 dhe Covid 3 janë në ambientet e qendrës spitalore nënë Tereza. Ajo që konstaton me sy të lirë menjëherë sapo futesh në këtë hapësirën është numrin e lartë të ambulancave. Në zonën e spitalit Covid 1 familjarët janë të shumtë, presin me ankth një përgjigje për gjendjen e të afërmve të tyre, përgjigje që në pjesën më të madhe të rasteve vonon shumë.
Janë 3 vëllezër e po presin një lajm për vëllanë e tyre, i cili ka vetëm 24 orë që është shtruar në spitalin infektiv 1. Kurimi kishte nisur më herët në shtëpi, madje kishin blerë dhe aparaturën e oksigjenit, por gjendja e 69-vjeçarit është rënduar menjëherë. E teksa ua kanë dorëzuar sistemit shëndetësor ata nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë po ndodh. Nuk i mban dot lotët.
Një tjetër familjarë na rrëfen në ambientet e jashtme të Infektivit se e afërmja e saj është rikthyer sërish në spitalin Covid 1 vetëm 24 orë pasi kishte lënë spitalin. Ndërsa afrohemi pranë ambientit Covid 3 aty vërejmë se nuk ka familjarë që presin për të pyetur se si është gjendja e të afërmve të tyre. Asnjë prej tyre nuk na konfirmon se kanë të prekur nga Covid. Jashtë kamerës një nga ata na thotë se ka disa të shtruar me Covid 19. /Ora News/