Spitalet në gadishmëri për festën e fundvitit

Spitalet dhe urgjencat janë në gadishmëri për festën e ndërrimit të viteve. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa inspektoi qëndrat spitalore garantoi qytetarët se nuk do u mungojë shërbimi i shpejtë në çdo orë të ditës dhe të natës.

“Unë besoj se do të jemi në gjendje të përballojmë të gjitha situatat. Ne kemi marë masa në 92 qendra shëndetësore pë të furnizuar me barna të gjitha spitalet deri në fund të marsit pasi ka bllokim pas kësaj periudhe.

Në bilancin e këtij fundviti, ne kemi realizuar 30 % më shumë punë krahasuar me një vit më parë”, tha Beqaj, teksa u uroi të gjithë shqiptarëve vitin e ri 2015.

Gjatë ditës, Ministri do të vizitojë edhe Qendrën Kombëtare të Traumës dhe Urgjencën e Tiranës.

SHKARKO APP