Spitali i Beratit merr masa, ndalohen vizitat nga familjarët

Spitali i Beratit ka marrë disa masa për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit. Pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në nivel kombëtar, në drejtorinë e spitalit u bë mbledhje emergjente e këshillit tekniko-administrativ. Në këtë mbleshje ishin prezentë të gjithë shefat e shërbimeve klinike dhe sektorëve të administratës. U diskutua në lidhje me udhëzimet e ardhurave nga Ministria e Shëndetësisë si dhe zbatimi i tyre. Pas diskutimeve të ndryshme u arrit në përfundimet:

– Riorganizimi i punës dhe ndalimi i menjëhershëm i vizitave ambulatore në spital.
– Shpërndarja e protokolleve të miratuara për parandalimin/ trajtimin e pacienteve me koronavirus
– Ndalimi i vizitorëve/ familjarëve në spital dhe hyrja e tyre vetëm me autorizim të drejtorisë.
– Kërkesë drejtuar Njësisë Vendore për asistencë 24h/24h me qëllim diagnostikimin sa më të shpejtë të rasteve.
– Informimi i stafit për masat mbrojtëse dhe teknikën e duhur të larjeve të duarve.
– Riorganizimi i punës së shërbimit të rojeve.
– Kufizimi i shtrimeve dhe operacioneve të planifikuara.
– Rishikimi i planit të emergjencave civile.
– Shpërndarja e broshurave informuese si dhe afishimi i rregulloreve në çdo shërbim.

SHKARKO APP