Spitali i Fierit, policia ”blindon” rrugën. Rama inspekton fillimin e punimeve (VIDEO)
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama ndodhet në vendin do ndërtohet spitali i Fierit. Mjetet janë duke punuar aktualisht duke shtruar sipërfaqen me çakull, ku do të ndërtohet spitali në mënyrë që mjetet të hyjnë për të hapur themelet.
Garda dhe Policia janë vendosur në të gjithë segmentin rrugor që të çon te spitali. Më herët në këtë zonë janë kryer punime për të sjellë energjinë elektrike, ujësjellës dhe kanalizime.
Spitali rajonal i Fierit do të bëhet me angazhimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka një kosto që shkon deri në 70 milion euro. Më 11 Janar, 12 familjet pronare të tokës protestuan duke kundërshtuar vlerën e kompensimit, por pas një takimi pa mediat me kryeministrin u dakordësuan të japin tokën.