Spitali i Lushnjës, Korreshi thirrje publike mjekëve: Mos u bëni pjesë e presioneve dhe peticioneve politike

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka një thirrje të fortë përmes një reagimi në rrjetet sociale, drejtuar mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit të Spitalit të Lushnjes.

Korreshi ka denoncuar një tentativë të drejtuesit të institucionit, i cili sipas tij po u servire bluzave të bardha një peticion ku pretendohet se çdo gjë në spital “shkon vaj”. Deputeti demokrat u ka kërkuar mjekëve që të mos bëhen pjesë e kësaj propagande dhe të refuzojnë firmosjen e asaj që ai e quan një gënjeshtër të pastër, pasi qytetarët e Lushnjes dhe Divjakës nuk do t’ua falin.

”Refuzoni farsën (peticionin) që po ju serviret nga drejtuesi i institucionit, sipas së cilës gjithçka në atë spital shkon vaj. Lushnjarët kanë sy dhe nuk do t’jua falin askujt që, për hir të të qenit shef pavioni apo kryeinfermier, do të firmosë një gënjeshtër të tillë, të cilën ju vetë, më mirë se kushdo tjetër, e njihni nga afër. Mjekë të nderuar, ju jeni ajka e shoqërisë, jo rrogoza të patronazhistëve! Respekti ndaj vetes suaj është respekt ndaj qytetarëve të Lushnjës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?