FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spitali i ri i Fierit, Manastirliu: Do përfshijë të gjitha shërbimet, një pavion të posaçëm Covid

Spitali i ri i Fierit do të ketë një pavion të posaçëm që do presë pacientët me Covid-19. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punëve në këtë kantier ndërtimi ku ishte dhe kryeministri Edi Rama.

”Ne kemi përfunduar të gjithë projektin, anën teknike mjekësore në të gjithë spitalin. Kemi përfunduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Turqisë të gjithë detajin teknik për pajisjet. Tani do kalojë dhe marrëveshja në Këshillin e Ministrave. Shërbimet janë përcaktuar nga ekspertët e dy palëve. Është me të gjitha shërbimet, do përfshihen nga shërbimi i Urgjencës, ORL-së, okulistikës, kirurgjia që do ketë të përfshirë dhe një departament për kirurgjinë speciale. Do përfshihet dhe pavioni i sëmundjeve infektive, një pavion Covid që do na nevojitet për rritjen e kapaciteteve spitalore”,-tha Manastirliu.

https://arkiva.kohajone.com/1200-punetore-do-te-punojne-me-3-turne-nis-puna-per-spitalin-ne-fier-rama-te-punesohen-te-shpronesuarit/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?