“Spitali Infektiv mund të mbajë deri 60 të sëmurë në gjendje kritike”, mjeku reanimator: Jemi të përgatitur edhe për skenarin më të keq

Mjeku reanimator Krenar Lilaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se për situatën e koronavirusit, mjekët janë të përgatitur për skenarin më të keq.

Lilaj theksoi se Spitali Infektiv mund të mbajë deri në 60 të sëmurë, duke shtuar se po ashtu është në dispozicion edhe Spitali Shefqet Ndroqi.

Janë 4 katër pacientë me Covid 19, të cilët kanë nevojë për gjendje aspiratore. Do të shohim edhe sesi shkon cështja në vazhdim. Ka një rritje të lehtë të të ardhurve me koronavirus tashmë me periudhën më të herët. Do të na duhen edhe disa ditë që ne të vlerësojmë akoma më mirë dhe të shpresojmë që masat të mund të rrisin të shëruarit. Ne jemi të përgatitur për skenarin më të keq.

Kemi në dispozicion Spitalin Infektiv, ku punojnë 120 mjekë. Spitali Infektiv është i aftë që të trajtojë rreth 60 të sëmurë në gjendje kritike. Nëse numri i të sëmurëve do të ishte më i madh, atëherë ata do të kalonin në Spitalin Shefqet Ndroqi. Spitali Shefqet Ndroqi po i nënshtrohet rikonstruksionit”, tha mjeku Lilaj.

SHKARKO APP