Spitali Memorial i Fierit, Manastirliu: Aplikoni për t’u bërë pjesë e projektit (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një videomesazhi, u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të shëndetit të interesuar për t’u punësuar në Spitalin e Ri Rajonal Memorial Fier, që të aplikojnë menjëherë, duke garantuar punësim me meritë dhe transparencë, ndërsa bëri me dije se spitali i ri është drejt përfundimit.

“Për nga standardet, por edhe për nga mënyra e administrimit, ky spital do të vendosë gurin e themelit sa i përket ndërtimit të modelit të ri të autonomisë spitalore në Shqipëri. Spitali Rajonal Memorial do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët shqiptaro-turk. Ky spital do të ketë 150 shtretër, 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër. Një spital i cili do të mundësojë shërbime të nivelit terciar për qytetarët shqiptarë”, tha Manastirliu.

Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga një komision ad-hoc, sipas një sistemi pikëzimi, i cili vlerëson dosjen e aplikantit dhe intervistën. Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e stafit të Spitalit Rajonal Memorial në Fier, mund të gjejnë thirrjen duke klikuar linkun këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?