Spiun me rusët dhe pse bashkë? Konsullja e Ukrainës: Shtetasi ynë ishte vetëm shofer

Rusët Mikhail Zorin dhe Svetlana Timovoefa, si dhe shtetasi ukrainas Fadir Aplativ, do të mbahen nën masat e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundim të hetimeve të nisura ndaj tyre pas arrestimit pranë ambienteve të ish-uzinës së prodhimit të municioneve në Çekin të Gramshit.

Mikhail Zorin ka kundërshtuar dy efektivët e forcave të armatosura që ruanin objektin ku Zorin ishte futur në mënyrë të paligjshme për të fotografuar, duke u hedhur edhe spraj neuroparalizues.

Gjatë zhvillimit të seancës, vetë të arrestuarit dhe avokatët e tyre kërkuan masa më të buta sigurimi, ndërsa në sallën e Gjykatës së Elbasanit ka qenë e pranishme edhe konsullja e Ukrainës në vendin tonë, Svetllana Bogdanova, e cila u sigurua se ndaj shtetasit ukrainas, si i përfshirë në këtë hetim, Fadir Aplativ, ishin respektuar të drejtat e parashikuara në ligj, ndërsa u shpreh se ai ka qenë vetëm shofer i dy shtetasve rusë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Besoj se qytetari ynë është i pafajshëm, ka qenë vetëm një udhëtar. Jam këtu për të parë nëse i janë ofruar kushtet e duhura për mbrojtje. Detyra ime është të mbroj të drejtat e qytetarit tim. Ai duhet të përfaqësohet me avokat, duhet të jetë në kushte të mira dhe duket se këto janë garantuar”, tha Bogdanova.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?