Spiune në Shqipëri? Gazetari bullgar flet për rusen: Miku i saj fotograf u arrestua në Egjipt

Është kthyer në një lajm europian, ngjarja në uzinën e armëve në Gramsh. Gazetari i njohur bullgar Christo Grozev thotë se një nga ruset e ndaluara, Svetlana Timofeeva, ka një histori interesante udhëtimi.

Ai tregon se ajo ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ dhe se madje njëri prej tyre është arrestuar në Egjipt dhe Ministria e Jashtme ruse ka ndërhyrë për ta liruar.

“Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e “fotografëve”, të paktën një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga FSB”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?