Spiunon vëllanë për vjedhje energjie, policia zbulon konfliktin për pronat

Një konflikt pronësie mes dy vëllezërve ka çuar një prej tyre që të denoncojë vëllanë në polici, për vjedhje energjie. Pas kontrollit të policisë është vënë re se gjithçka ka qënë një mashtrim, pasi vëllai që ishte i denoncuar nuk kishte bërë diçka të tillë. Kjo ngjarje e pazakondtë ka ndodhur në zonën e Fierit. Një 47 vjeçar me inicialet A.SH nga Komuna e Roskovecit, ka denoncuar vëllain e tij 43-vjeçar, se është duke vjedhur energjinë elektrike. Ai ka marrë dy herë në telefon policinë, në datat 24 dhe 27 tetor, për të denoncuar të vëllanë.

Pas verifikimeve të policisë ka rezultuar se vëllai i tij nuk e vidhte energjinë. Policia bën me dije se 47-vjeçari e kishte denoncuar të vëllanë, pasi prej disa vitesh ka një konflikt pronësie me të. Ky shtetas do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për kallëzim të rremë

SHKARKO APP