Sportel i ri i Transportit Rrugor në Kavajë, lehtësi për shoferët
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën të ditur se nisur nga dita e sotme, 17 qershor 2019, është hapur sporteli i ri në ambientet e ADISA në qytetin e Kavajës. DPSHTRR tha se hapja e këtij sporteli do të lehtësojë më shumë se 9 mijë zotërues mjetesh. Gjithashtu sporteli i ri do të mund të ofrojë pranë qytetarëve 8 procedura dhe më shumë se 73 mijë shërbime në vit. Sipas njoftimit, DPSHTRR tha se eliminohet edhe 42 km rrugë vajtje-ardhje Kavajë-Durrës, ose 1 orë vajtje-ardhje. Në përfundim të njoftimit, DPSHTRR bëri me dije se së shpejti do të hapet sportel i ri edhe në qytetin e Librazhdit.
KOHA JONË SONDAZH

