“S’pranonte divorcin”, flet mamaja e gruas që u dogj me benzinë nga burri në Korçë

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili i vendosi flakën me benzinë bashkëshortes së tij, 31-vjeçares Melisa Trëndafili, më të cilën ishin në proces divorci.

Ana, mamaja e Melisës, ka zbardhur në euronews Albania zanafillën e ngjarjes dhe gjendjen në të cilën ndodhet aktualisht në spital vajza e saj.

“Unë atë ditë kam shkuar te vëllai në fshat, te familja ime dhe mora me vete edhe fëmijët e Melisës. Melisa merrte lejen në datën 1 dhe do shkonim të çonim fëmijët për pushime 4 ditë.

Në njëfarë ore ai kishte telefonuar Melisën dhe i kishte thënë ku janë fëmijët të shkoj t’i takoj se do i jap peshk. Kjo i kishte thënë që mami i ka marrë fëmijët me vete dhe është në fshat. Nuk kalon pak dhe vjen në fshat te familja ime ky. Nuk pranonte divorc në asnjë mënyrë. Më tha edhe mua nuk e mendoj dot që ajo të ketë lidhje me njeri tjetër.

Nuk flet, në një moment që e zë gjumi fillon dhe më thotë ‘erdhi, erdhi, është këtu…’. Sepse nuk është mirë. Shtetit i kërkoj, kujdes duhet pëa ata fëmijë. Po shikon ndonjë polic te porta ti të më mbrojë mua?”, ka thënë mes të tjerash Ana, e ëma e Melisës.

SHKARKO APP