Sputnik e pa cerifikuar nga EMA-ja, Nelaj: Vaksina ruse shtë identike si AstraZeneca

Vaksina ruse Sputnik V nuk është certifikuar ende nga EMA-ja, por Komiteti i Këshillimor i Ekspertëve mori vendimin për ta sjellë edhe në Shqipëri, kjo për vaksinimin e popullatës.

”Bazuar në provat që janë bërë nga vende të tjera vaksina ruse është regjistruar në 44 vende dhe kjo është në favorin tonë dhe pse nuk janë regjistruar tek EMA, dhe pse EMA e ka marrë në shqyrtim, ne të mund t’i fusim. Kjo ishte ideja që komiteti vlerësoi të gjithë llojet e vaksinave jashtë atyre të EMA dhe FDA për të patur sa më shumë vaksina të disponueshme”, thotë Erida Nelaj, eksperte e vaksinimit në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ajo shprehet se vaksina Sputnik V është e sigurt dhe efikase sa vaksinat e tjera. ”Në vende të ndryshme janë bërë studime të ndryshme dhe ka rezultuar 80- 90%, për ne çdo vaksinë mbi 70% është efikase. Vaksina ruse është thuajse identike me ate të AstraZenecas, ka të njëtin parim, të njëjtën teknologji. Janë vaksina që kanë në vetvete një adenovirus, i cili është virus që nuk është i dëmshëm për njeriun, i cili mban brenda mesazhin që qeliza të prodhoj proteinën e Covid-19”.

SHKARKO APP