Stacionet e linjave urbane në sitën e ”Task-Forcës”

Pas shqetësimit të shprehur nga qytetarët, ”Task-Forca” e Transportit Rrugor po ushtron kontrolle në stacionet e linjave urbane. Këto kontrolle po zhvillohen në stacionet përfundimtare të Linjave Qytetëse të Transportit të udhëtarëve në lidhje me dokumentacionin e mjeteve dhe kushtet e komoditetit.

Ky kontroll do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për të bërë të mundur sigurimin e kushteve optimale të transportit të udhëtarëve. ”Task-Forca” e Transportit Rrugor, në një muaj e gjysmë ka marrë 210 masa me rreth 2 milion lek të reja të arkëtuar nga gjobat.

Këto kontrolle bëjnë të mundur që qytetarëve tu ofrohet një standard komfort në transport si dhe të mos shkelet ligji pasi të gjitha institucionet në vendin tonë tashmë po vijojnë me kontrollet duke luftuar informalitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?