Standardet e GJEDNJ-së për përgjimet dhe pwrdorimi i transkripteve të SkyECC 

Nga Gurali Brahimllari

Standardet e GJEDNJ-së për përgjimet dhe pwrdorimi i transkripteve të SkyECC                     

Në datën 23 maj 2024, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në Strasbourg, pranoi kërkimin e aplikantit Bruno Contrada v Italia, duke konstatuar shkelje të drejtave “për respektimin e jetës private dhe familjare» te garantuara nga  nenit 8 te KEDNJ,  per shkak se konstatoi se pergjimet e  bisedave të tij, ishin realizuar në kundërshtim me standardet e konsoliduara të kësaj Gjykate.

Aplikanti ka qene oficer i lartë policie, me detyrë deri edhe  zëvendësdrejtor i shërbimeve sekrete, por, pas një procesi penal të filluar në 1996,  ishte gjetur fajtor për mbështetjen e shoqatës  mafioze “ Cosa nostra” dhe ishte dënuar me dhjetë vjet burgim.  Sipas Gjykatave italiane, midis viteve 1979 dhe 1988 aplikuesi kishte kontribuar sistematikisht në realizimin e planeve kriminale të kësaj shoqate duke u ofruar informacione konfidenciale në lidhje me hetimet dhe operacionet policore që synonin goditjen e anëtarëve të saj.  Por me vendimin e dates 14 prill 2015, GJEDNJ ka konstatuar se ishte cënuar parimi i “mosdënimit pa ligj” (n. 7 i KEDNJ), për shkak të mungesës së fuqisë prapavepruese te ligjit penal (shih Contrada v. itali (nr. 3, Aplik.nr. 66655/13 ). Mbi bazën e këtij vendimi aplikuesi u deklarua i pafajshëm nga Gjykatat vendase.

Në vitin 2017, Prokuroria e Palermos ka vijuar hetimet edhe në lidhje me vrasjen, në vitin 1989, të oficerit të policisë AA, i cili kishte qenë pjesë e një celule të shërbimit sekret që vepronte në fshehtësi dhe kishte për qëllim kërkimin e anëtarëve të mafias që i shmangeshin drejtësisë. Hetimet u drejtuan kundër tre personave, një oficeri policie, AG dhe dy anëtarë të dyshuar të “Cosa nostra”.  Per nevojat e hetimit, më 15 dhjetor 2017, Prokurori Publik ne Palermo urdhëroi përgjimin urgjent të pesë linjave telefonike të përdorura nga aplikanti Contrada, me arsyetimin se punonjesi i policisë AG dhe oficerë të tjerë policie që i përkisnin celulës së shërbimit sekret, duke qenë vartës të aplikantit në kohën e vrasjes së policit,  dyshohet se ishin korruptuar nga klanet mafioze duke u vënë në shërbim të tyre.  Për më tepër agjentët e dyshuar AG etj, u përpoqën të pengonin hetimet, ndërsa njëri prej tyre, pasi u mor në pyetje, kontaktoi menjëherë aplikantin Contrada, i cili, kur u intervistua  më pas, nuk u tregua plotësisht bashkëpunues me hetuesit. Për zbardhjen e fakteve dhe identifikimin e anëtarëve të tjerë të kësaj celule, ishte urgjente të monitoroheshin nga njëra anë, reagimet e policëve të dyshuar si të korruptuar nga mafia, dhe nga ana tjetër, bisedat e ish eprorit të tyre Contrada, prandaj, ishte e nevojshme edhe përgjimi i bisedave telefonike, të këtij të fundit.

Këto akuza kaq të rënda nuk e kanë penguar  GJEDNJ, që të  diskutojë mbi ligjshmërinë e përgjimit duke  e ka gjetur aplikantin “viktimë” të ndërhyrjes së padrejtë në jetën pivate, të mbrojtuar nga neni 8/2 i KEDNJ-së. Gjykata rithekson se përgjimi i komunikimeve mund te jusitifikohet në rastet që  “ parashikohet me ligj ” me kushtet që “….85…. ligji duhet të hartohet me qartësi të mjaftueshme për t’i treguar në mënyrë adekuate gjithsecilit në çfarë rrethanash dhe në çfarë kushtesh i autorizon autoritetet publike të marrin masa të tilla. ….Për më tepër, …..” ligji ” do të shkonte kundër shtetit të së drejtës nëse pushteti diskrecional që i jepet ekzekutivit ose gjyqtarit nuk do të kishte kufij. Prandaj, ai duhet të përcaktojë masën dhe mënyrën e ushtrimit të një pushteti të tillë me qartësi të mjaftueshme për t’i ofruar individit mbrojtjen e duhur kundër arbitraritetit…..

Duke sjellë në vemendje standardet e vendosura prej saj në lidhje me cilësine e ligjit të brendshëm  GJEDNJ thekson se “…si garanci minimale…  ligji duhet të tregojë, elementët e mëposhtëm:            –natyrën e veprave penale që mund të justifikoje një urdhër përgjimi; – kategoritë e njerëzve që mund të përgjohen; – kohëzgjatja maksimale e ekzekutimit të masës; – procedura që duhet ndjekur për ekzaminimin; – përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave të mbledhura; – masat paraprake që duhen marrë për komunikimin e të dhënave palëve të tjera ….., Gjykata vlerëson të gjitha rrethanat e çështjes,… dhe llojin e mjetit juridik të parashikuar nga ligji i brendshëm”

Nën dritën e kësaj jurisprudence të GJEDNJ, rezulton se përgjimi sipas me legjislacionin shqiptar, përmbush standardin “ parashikohet me ligj  kur zbatohen në mënyrë korrekte përcaktimet e neneve 221 – 226 të K.Pr.Penale dhe mbahet në konsiderat  garancitë kushtetuese të nenit 36 për lirinë dhe fshehtësinë e korrespondecës. Madje edhe “cilësia” e ligjit procedurial shqiptar, është në përputhje me KEDNJ dhe qasjen e Gjykatës së Strasbourgut në këtë vendim për shkak se ligji ynë pranon përgjimin e synuar, si ndërhyrje, ndaj një personi të dyshuar për një vepër penale konkrete.

Debatet aktuale mbi përgjimin dhe rezulatet e tij, lidhen me mënyrën e realizimit dhe mjetet teknike që janë përdorur nga autoritet franceze për përgjimin e abonenteve të platformës SkyECC, rezultatet e te cilave, sikurse konkludoi edhe GJED ne vendimin e dates 30/04/2024, janë TRANSKRIPTET e dërguara me letërporosi.  Sipas legjislacionit tonë procedurial, përgjimi i kryer në kohë reale, mbi të gjithë fluksin e bisedave, me një paisje të aftë që intercepton, rregjistron dhe transferon përmbajtjen e komunikimeve, është i papranushëm. Madje ky lloj përgjimi është në kundërshtim me standardet e konsoliduara të GJEDNJ-së, të cilat u konfirmuan më tej edhe me vendimin e dhënë në datë 23 Maj 2024 ndaj aplikantit Bruno Contrada v Italia.

Në analizë të këtij Vendimi vlerësoj se këto standarde të GJEDNJ, përbëjnë një paralajmërim për pranimin e aplikimeve të shtetasve Franceze dhe të vendeve të tjear europiane, të arrestuar e dënuar mbi bazën e rezultateve të përgjimeve të kryera sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e hetimit paraprak  në Lilë, më 14 qershor 2019, (afatet e te cilave jane zgjatur, sipas ligjit  francez, edhe nga gjykatësi hetues në Lilë dhe në Paris)

Është fakt se vendimet e Gjykatësve Francez, duke u bazuar në “ligjin e brendëshme” të shtetit të tyre, lejuan përgjimet, në kohë reale, të fluksit të bisedave, por ndryshe nga sa është pretenduar,  synimi i përdorimit të tyre nuk ka qenë korrespondenca e abonenteve, por zbulimi i “arkitekturës teknike”  të platformës së enkriptuar SkyECC, zbërthimi i mënyrës së funksionimit të saj, nëpërmjet marrjes së  të dhënave teknike dhe të çelësave të deshifrimit të komunikimeve të enkriptuara.  Specifika e vendimeve të autoritetve franceze qëndron edhe në faktin se kanë venë para përgjegjësisë penale  personat fizik dhe juridik që kanë shkelur rregullat e kriptologjisë (të cilat dënohen vetëm nga legjislacioni penal Francez) .

Sjellim në vemendjen e lexuesit se edhe legjislacioni procedurial francez, nuk e lejon përgjimin masiv të “korespondecës elektronike”. Sipas përcaktimeve të paragrafit të dytë të nenit 706-95-20 të K.Pr.Penale Franceze,  edhe pse lejohet instalimi dhe përdorimi i paisjes ose mjetit teknikpër të përgjuar korrespendecën e dërguar ose të marrë nga paisja terminale..”  është përcaktuar KUSHTI që korrespondeca e përgjuar “mund të ketë të bëjë  vetëm me personin ose lidhjen e synuar nga autorizimi i përgjimit”. Pra nuk lejohet përgjimi i fluksit të korrespondencës elektronike mes përdoruesve të SkyECC, përtej qëllimit të “mbledhjes së të dhënave teknike të paisjes terminale”.

Madje duke pranuar, me këtë mjet teknik  të veçantë,  përgjimin e korrespondeces së  personave konkret, të identifikuar si pjesëmarrës në veprimtari kriminale konkrete, në këtë dispozitë proceduriale, legjislatori francez, ka kufizuar kohëzgjatjen e përgjimeve të korespendecës elektronike, duke parashikuar se “ afatet maksimale të autorizimit për përgjimin e korrespendencës  .. janë dyzet e tetë  orë, të rinovueshme një herë”. Me rendësi thelbësore është edhe fakti se, sipas nenit 100 – 8 të K.Pr.Penale Franceze, përgjimet e kryera ndaj shtetasve që qëndorjnë jashtë teritorit francez, janë të pavlefshme,  nëse për përgjimin e trye nuk janë njoftuar autoritet kombëtare.

Por në kundërshtim me ligjin francez, rezultatet e këtyre përgjimeve u përdorën jo vetëm për të shkatërruar pltaformën SkyECC dhe për të proceduar personat që kishin thyer rregullat e kriptologjisë, por edhe për të proceduar penalisht përdoruesit e këtij aplikacioni të cilët rezultonin të përfshirë në veprimtarinë  e trafikut të lëndëve narkotike. Kjo qasje u thellua më tej pas informacioneve të dërguara nga Europol në shumë vende europiane, përfshirë edhe vendin tone, por procedura që është ndjekru dhe po vijoin është në kundërhstim me standadet e GJEDNJ-së.

Krahës vendimit të datës 23 maj, sjellim ne vemendjen e lexuesit  edhe vendimin e  GJEDNJ të datës 13 shkurt 2024, në çështjen  PODCHASOV v. RUSIA (Aplikimi nr. 33696/19 ), edhe pse lidhet vetem me ndërhyrjen për të dhënat e trafikut të komunikimeve të enkriptuara të aplikacionit TELEGRAM. Në këtë vendim Gjykata arsyetoi se: “ 61. ….. çdo ndërhyrje mund të justifikohet vetëm sipas nenit 8 § 2 nëse është në përputhje me ligjin, nëse ndjek një ose më shumë nga qëllimet legjitime të cilave u referohet paragrafi 2 i nenit 8 dhe është e nevojshme në një shoqëri demokratike në për të arritur ndonjë qëllim të tillë. Formulimi “në përputhje me ligjin” kërkon që masa e kundërshtuar të ketë një bazë në ligjin e brendshëm. Ai gjithashtu duhet të jetë në përputhje me shtetin e së drejtës,…”

Qëndrimet e fundit të  GJEDNJ-së thellojnë më tej dyshimet e mëparëshme në lidhje me ligjshmërinë e përdorimit të transkripteve të korrespondecës elektronike si provë në këto procese penale për shkak se janë të paligjëshme dhe në shkelje të garancive të nenit 8 të KEDNJ. Pra përdorimi i  rezultateve të  përgjimeve të realizuara, tej  synimit të autoritet franceze për mbledhjen e të dhënave teknike  të paltformës SkyECC dhe procedimin e personave që kanë shkelur rregullat e kriptologisë, nuk do të mund ta kalojë standardin e përcaktuar nga GJEDNJ në vendimet e saj, për fshehtësinë e korrespondecës dhe të respektimit të jetës private.

Prandaj pritet që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të zgjidhin problematikat e paligjshmërisë së traskripteve të SkyECC, sipas standardeve të GJED në vendimin e dt 30/04/2024 si dhe të qëndrimit të konsoliduar të GJEDNJ-së, të shprehur më parë në çështjet e shtetasve turq të akuzuar si përdorues të aplikacionit ByLock, të cilat u konfirmuan më tej  edhe me vendimet  e shpallura prej saj, në datat 13 shkurt dhe  23 maj 2024 .

Sipas këtyre standardeve kam bindjen se traskiptet e përgjimeve të ardhura prej autoriteteve franceze, pavarësisht “stuhisë”, jo vetëm mediatike që kanë shkaktuar në opinionin publik, nuk do të kenë efekt në proceset penale, përderisa sipas nenit  226 të K.Pr.Pr, nuk lejohet të qarkullojnë  rezultatet e pëgjimeve të kësaj natyre, të kryera për llogari të një procedimi tjetër penal, kudo që procesi penal të jetë rregjistruar.

Këto transkripte ndalohet që të përdoren ndaj të pandehurve në vendin tonë, pavarësisht  nga graviteti i veprave penale për të cilat ata akuzohen, për shkak se janë rezultate të përgjimit të kryer në shkelje të kufijve dhe të procedurës së lejuar nga nenet 221 – 223 e vijues të K.Pr.P si  janë mbledhur në dhunim të garancive të parashikuar nga nenet 32/2 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

SHKARKO APP