”Stani i Lushit”, bujtina më e re në Kryezi të Pukës!
Ing. Kol Dedaj-Studiues
Kryeziu i Pukës është i përfshirë në projektin e qeverisë shqiptare të 100 fshatrave turistike në vend.
Nismat dhe iniciativat private në fushën e turizmit kanë qenë të vazhdueshme, por këto ditë industrisë së turizmit në këtë fshat ju shtua edhe bujtina e re ”Stani i Lushit” vepër e Angjelin Fran Lushit, djalit të Fran Lush Prendit të Kryeziut. Lushi, pati pesë djem Matia, Ndoja, Prendi, Fran, Gjon.
Në ceremoninë e promovimit të kësaj bujtine morën pjesë kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz Z. Hil Curri, nën-prefekti i Pukës në qarkun Shkodër Z. Ervin Doda, nënkryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, njëkohësisht dhe kryetar i njësisë administartive Qafë/Mali Z. Hil Kola, biri i Kryeziut Tonin Alia (Mjeshtër i Madh), Profesor Dhimitër Doko pedagog i gjeografisë-turistike në Universitetin e Tiranës, z.Mikel Qafa, nënkryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz. Kryetari i shoqatës Ekoturizmit Pukjanë Z. Gjovalin Alia, inxhinieri i njohur Kryezias Pal Papushi, Profesori i shkollës artistike ”Prek Jakova” Shkodër z. Prek Mrishaj, Nikoll Prendi, Gjovalin Dushaj, Ing. Kol Dedaj, si dhe shokë miq, bashkëfshatarë, etj.
Nën moderimin e të mirënjohurit Gjovalin Dushaj fjalen e mori Z. Gjon Lushi i cili i përshëndeti dhe iu uroi mirëseadhjen të pranishmëve në emër të familjes Lushi. Më tej përshëndeti kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz Z. Hil Curri i cili në fjalën e tij e vuri theksin tek rëndësia e hapjes së kësaj bujtine dhe të zhvillimit të turimit në këtë Bashki. Të pranishmit i përshëndeti dhe profesor Dhimitër Doka i cili vlerësoi kontributin e turizmit tradicional pukjan edhe kombëtar.
Ndërsa nënprefekti i Pukës në qarkun Shkodër Z. Ervin Doda e çmoi hapjen e kësaj bujtine si një vlerë e shtuar e Kryeziut dhe nënprefekturës së Pukës. Me elekuencë, modesti dhe emocione ishte fjala e Z. Tonin Alia i cili i dorëzoi Z. Angjelin BIBA certifikaten e dhënë nga ”Sofra Pukjane” me motivacion: Biznesmen i guximshëm e vizionar, që ka investuar në ngritjen e bujtinës ”Stani i Lushit”, e cila do t’i shërbejë promovimit të traditës dhe turizmit në Kryezi e më gjërë (dallëndyshe e re në fole të vjetër).
Ndërkohë që pinjolli i kësaj dere fisnike Nikoll Prend Lushi ish-kampion Kombëtar i mundjes, intelektual e biznesmen ndër vite e cilësoi si një vlerë të shtuar bashkëpunimin dhe harmonin për arritjen e suksesit. Ndërsa nënë Liza kreshnike (Liza Prend Lushi) nëna e 12-fëmijëve ndonëse në një moshë të thyer, por e fortë dhe me mendjen çelibar i uroj suksese Angjelinit dhe e motivoi atë duke i thëne se me vullnet, punë e sakrificë do të ja kalojë edhe Tonin Alisë. Për ekovlerat turistike të rrethit të Pukës në tërësi dhe të Kryeziut në veçanti foli z. Gjovalin Alia.
Sikurse referoi z. Gjovalin Dushaj promovimi i kësaj bujtine u bë me datë 30. 06. 2024 në një ditë të shënuar për këtë familje, pikërishtë në përvejtorin e lindjes së të ndjerit Fran Lushi i datelindjes 30.06.1943, fëmijët e të cilit Angjelini, Luani, Zina duke e kujtuar Fran Lushin i çuan një amanet në vende pasi dëshira e tij ishte të bënte diçka në këtë vend për të pritur miq e dashamirës dhe ja sot të gjithë së bashku festojmë. Me tëj regjisori Dushaj recitoi edhe një poezi me titull: Ardhshi të bardhë tek ”Stani Lushit” të përgatitur enkas prej tij, disa vargje të cilat po i japim në vijim:
Sot kjo ditë e bardhë ka dal
Me përshkru nuk gjenden fjalë
Në Kryezi si zemër prushi
Diten e emrit ka Fran Lushi
Jena mbledhë me ja festue
Djemt e tij na kanë bashkuë
Na kanë mbledhë në këtë rrafsh kuvendi
Sot hapë dyert ”Stani i Lush Prendit”…..
Më tej eventi dhe banketi i shtruar me këtë rast nga djali i kësaj votre Angjelin Fran Lushi vazhdoi me përshëndetjet e shokëve, miqve, bashkëfshatarëve dhe me performancën brilante të këngëve të kënduara nga profesor Prek Mrishaj deri në orët e vona.
Kjo, bujtinë gjendet në ”Kodër Gegë” në anë të rrugës që lidhë Kryeziun me Iballën e shkollës së parë shqipe në viset e Pukës dhe ndër të parat në Shqipëri. Bujtina ka një pozicion që do ta quaja ”Panoramik radial”, ku në horizont duket lugina e bukur e Kryeziut dhe me tej mali i Munellës përballë, ç’ka ja rritë vlerat turistike saj.
Suksese dhe urime në këtë nismë të vyer zhvillimore.
—————————————–