Statuja e Stalinit në vilën e ”Mehmet Shehut”, Nurellari: E turpshme. Kjo ndodh në fund të rrugës që quhet ”Ukraina e Lirë”

Strehimi i statujave të Leninit dhe Stalinit në vilën qeveritare, dikur e njohur si ”vila e Mehmet Shehut”, ka krijuar jehonë dhe debate në opinionin publik. Sipas analistit Andri Nurellari, vendosja është veprim i shëmtuar.

“Krimet çnjerëzore të komunizmit, dhe fakti që Shqipëria është një nga viktimat kryesore dhe plagët janë ende të hapura, e bëjnë sipas meje krejt pavend të bëhen instalacione dhe show të këtij tipi. Akoma më fyese, kur kjo ndodh në ndërtesën e një sadisti i përmasave të jashtëzakonshme si Mehmet Shehu”.

Për të ka edhe një paradoks tjetër, pasi statujat janë në një rrugë që quhet ”Ukraina e Lirë”. ”Kjo ndodh në fund të rrugës që quhet “Ukraina e lirë”, që tregon një hipokrizi për të bërë lajme, dhe nga ana tjetër për t’i bërë qejfin nostalgjikëve, ringrihen këto simbole të urryera”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?