STEM, nis faza e dytë e projektit për edukimin digjital të të rinjve 

Programi i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), aplikimi i të cilit nisi vitin e kaluar, pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Fondacionit Vodafone Albania dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nis fazën e dytë të trajnimit të mësuesve e të nxënësve të moshës 12- 14 vjeç, program i cili këtë vit do të shtrihet në 60 shkolla në mbarë vendin.

Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e aftësive digjitale tek nxënësit, në mënyrë që ata të mendojnë zgjidhje inovative dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë me ndihmën e teknologjisë.

Zhvillimi i aftësive digjitale nëpërmjet STEM-it dhe nëpërmjet kontributit të këtij projekti, pa dyshim do të rrisë edhe aftësitë e komunikimit tek nxënësit, kreativitetin, besimin, këmbënguljen dhe zgjidhjen praktike të problemeve të ndryshme që mund të hasin nxënësit në jetën e përditshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faza e parë e këtij projekti u mbyll me sukses në muajin qershor me pjesëmarrjen e 15 shkollave. Gjatë kësaj faze u trajnuan 30 mësues. U prezantuan më shumë se 50 projekte nga të cilat 4 prej tyre u përzgjodhën si projektet më të mira. Projektetqë merituan dy çmimet e para, u realizua nga nxënësit e shkollës “Sulë Harri” në Elbasan. Si një premtim i mbajtur, Fondacioni Vodafone Shqiperi (Vodafone Albania Foundation)dhuroi 10 laptopë për nxënësit e kësaj shkolle, si mbështetje që këta fëmijë të vazhdojnë dashurinë e tyre për teknologjinë dhe të vijojnë me krijimin e projekteve të cilat sjellin zgjidhje të mirëmenduara teknologjike për të përmirësuar, lehtësuar apo bërë më të sigurtë jetën në komunitet. Gjatë takimit në ambientet e shkollës “Sulë Harri” me nxënësit fitues, dhe stafin e mësuesve në prani edhe të ministres së Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, CEO e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki, premtoi se vazhdimësia e STEM-it do të mbetet një prioritet: “STEM është pjesë e programit Generation Next, i fokusuar në edukimin digjital të brezave të rinj. Suksesi i fazës së parë ishte befasues për të gjithë, nisur nga projektet e prezantuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj na lindi dëshira që të dhurojmë këto pajisje teknologjike, në mënyrë që ju të zhvilloni më tej njohuritë tuaja. Gjithashtu, jemi krenarë të lançojmë edhe fazën e dytë të projektit STEM, i cili do të shtrihet edhe më gjerë, në 60 shkolla publike në rang kombëtar. Kjo fazë do të jetë edhe më konkurruese për të gjithë pjesëmarrësit.” Kurse ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, u shpreh: “Jam e lumtur nga bashkëpunimi me Vodafone Foundation për nënshkrimin e marrëveshjes për programin Generation Next dhe suksesi që pati në fazën e parë. Theksoj rëndësinë e digjitalizimit dhe teknologjisë për brezin e ri”, Generation Next eshte pjese e Programit Skills Upload Jr i cili financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane) dhe që do të shtrihet edhe përgjatë 3 viteve të ardhshme. Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone. Programi Generation Next , është projekti i parë i zbatuar në shkollat publike shqiptare me një kurrikul të miratuar, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?