Stërvitja e NATO-s në Bullgari, pjesë edhe ushtria shqiptare. Përgatitje në rast agresioni
Në stërvitjen që po mban NATO në Bullgari, janë edhe forcat ushtarake nga Shqipëria. Në këto stërvitje, përveç vendit tonë marrin pjesë trupa ushtarake nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo stërvitje komplekse e artileri të rëndë, zhvillohet për të mbrojtur territorin në rast të një agresioni.
Në korrik misioni i NATO-s, zhvilloi në Letoni një stërvitjet ushtarake ku morën qindra ushtarë, mes tyre edhe shqiptarë, të cilët simuluan një stërvitje ku u përdorën armët e lehta.