Stimulim bizneseve me ”Deklaratën e Përshtypjes”, ndihma e re nga Bashkia e Tiranës

Mosmarrëveshjet mes tregtarëve të ndryshëm dhe qytetarit si konsumator, janë shpesh pjesë e përditshmërisë tonë. Pandemia e Covid 19, solli gjithashtu rritjen e ndjeshme të tregtisë online dhe blerjeve përmes rrjeteve sociale. Kjo praktikë e shpejtë e blerjes rezulton të jetë gjithashtu problematike në raport me të drejtat e konsumatorit.

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë e që trajton ankesat që vijnë pikërisht edhe në këtë fushë, ka organizuar një panel diskutimi mes aktorëve të ndryshëm si pedagogë, biznese dhe specialistë të praktikave së ndërmjetësimit.

Paneli trajtoi rëndësinë e bashkimit të grupeve të tilla të ndryshme duke pranuar qe konsumatorët mbrohen më mirë kur ka një përpjekje të vërtetë bashkëpunuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me qëllim stimulimin e bizneseve që t’i përgjigjen kërkesave të konsumatorit, të cilat nisin që nga ankesat për kthime apo ndërrime të mallit brenda afatit kohor të 14 ditëve, e deri tek problematikat e rimbursimit të udhëtimeve ajërore, AMK-ja ka vlerësuar me çmimin e “Deklaratës së Përshtypjes” një sërë tregtarësh që kanë bashkëpunuar me institucion në dobi të konsumatorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, shërben si zyrë ndërmjetësimi mes tregtarit dhe klientit në nivel vendor për Bashkinë e Tiranës, duke trajtuar gjatë vitit 2022 rreth 90 ankesa që lidhen ngushtësisht me këtë problematikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?