Stoltenberg vizitë në Afganistan, takohet me ushtarët shqiptarë
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg ndodhet për një vizitë zyrtare në Afganistan. Gjatë vizitës në perëndim të këtij shteti, Stoltenberg është takuar me komandën e drejtuar nga italianët në qytetin e Heratit.
“I nderuar për vizitën në Herat dhe takimin me forcat ndërkombëtare që kontribuojnë në misionin e NATO-s. Nën lidershipin e Italisë, këtu trupat po luajnë një rol kyç për të siguruar që Afganistani nuk do të bëhet sërish parajsë e sigurtë për terrorizmin ndërkombëtar”, është shprehur kreu i NATO-s.
Pjesë e komandës që drejtohet nga Italia bëjnë pjesë edhe ushtarët nga Shqipëria, SHBA, Sllovenia dhe Ukraina. Vetë Stoltenberg ka publikuar foto nga takimet që ka zhvilluar edhe me ushtarët shqiptarë në Afganistan.
KOHA JONË SONDAZH

