FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Strasburgu legjitimon përgjimet e SKY, Gurali Brahimllari: Problematikat tona gjejnë mbështetje

Ish-gjyqtari, avokati Gurali Brahimllari ka reaguar pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se marrja dhe përdorimi në procese gjyqësore i komunikimeve të SKY Encrochat nuk shkel të drejtat themelore të njeriut. Sipas tij, problematikat kryesore që ai dhe ish-ministri Ylli Manjani kanë ngritur në çështjet që kanë ndjekur lidhur me të drejtat e mbrojtjes në procesin penal, gjejnë mbështetje të plotë nga gjykatësit e Strasburgut.

Postimi i plotë

GJEDNJ publikoi vendimin e dhënë më 24 shtator 2024 për dy aplikantë nga Britania e Madhe, të arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, me ndihmën edhe të të dhënave kompjuterike të kapura nga autoritetet franceze në platformën EnchroChat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aplikantët kishin bërë ankimim dpd në Gjykatën e Strasburgut kundër Francës ndonëse ka vendosur të mos pranojë ankimin e tyre për shkak të mos shterimit të mjeteve të brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata ka dhënë definicione të vlefshme për qartësinë e problematikave të përdorimit të të dhënave të kapura nga përgjimet. Konstatojmë me kënaqësi se problematikat kryesore që kemi ngritur në çështjen që po ndjek bashkë me prof. Ylli Manjanin, lidhur me të drejtat e mbrojtjes në procesin penal, gjejnë mbështetje të plotë nga gjykatësit e Strasburgut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?