Strategjia e Diasporës 2026-2030, Hoxha: Fokus tek investimet dhe ruajtja e identitetit kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur se pas zhvillimit të Samitit IV të Diasporës është vënë në prioritet hartimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, së bashku me planin përkatës të veprimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se javën e kaluar është zhvilluar një takim me Grupin Ndërinstitucional të Punës, në kuadër të finalizimit të projektstrategjisë, ku janë reflektuar sugjerimet dhe rekomandimet e mbledhura gjatë dhe pas samitit.

Sipas tij, diskutimet me grupet e interesit synojnë promovimin e investimeve, ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, si dhe forcimin e bashkëpunimit institucional me komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri nënvizoi se një nga qëllimet kryesore të strategjisë është krijimi i mekanizmave efektivë për angazhimin e profesionistëve shqiptarë në diasporë, si dhe për transferimin e njohurive, ekspertizës dhe inovacionit në funksion të zhvillimit të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, në javët në vijim dokumenti do të publikohet për konsultim të gjerë me qytetarët, organizatat e diasporës, ekspertët dhe grupet e interesit, me qëllim që strategjia të pasqyrojë nevojat reale të shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Vetëm së bashku, në atdhe dhe në diasporë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, mund të ndërtojmë një strategji që përcakton drejtimet kryesore të bashkëpunimit institucional, ekonomik dhe social, në funksion të objektivit madhor kombëtar, anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?