Strategjia që po përdorin forcat ukrainase për t’i çorientuar trupat ruse

Ministri i Mbrojtjes se Ukrainës i ka kërkuar njerëzve që t’i largojnë emrat e rrugëve, qyteteve dhe fshatrave nga tabelat rrugore që gjinden në rajonet e tyre.

Ata kanë thënë se kjo po bëhet me qëllimin për ta “ngatërruar dhe çorientuar armikun”.

“Për të ngatërruar dhe çorientuar armikun që po lëviz ilegalisht në Ukrainë, ne bëjmë thirrje: – të heqin pllakat me numrat dhe emrat e rrugëve / qyteteve / fshatrave në rajonet e tyre”, shkroi Ministria e Mbrojtjes në Twitter, raporton Sky News. “Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të pastruar Ukrainën nga pushtuesi rus sa më shpejt të jetë e mundur!”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?