Strazimiri: Balla është njeriu më i pa interesuar për të ndarë politikën nga krimi

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri thotë se Taulant Balla është njeriu më i painteresuar për të ndarë politikën nga krimi. Në një reagim ndaj Ballës, i cili tha një intervistë për RTV Ora, Strazimiri tha se Ballës “i djeg shumë lufta e PD në këtë drejtim”.

“Ai bashkëjeton me trafikantët e drogës. Vetëm njëri prej miqve trafikantë ka marrë nga qeveria e Taulant Ballës 14 milionë euro tendera publikë dhe për të u devijua shtrati i Lanës që të pastrohen 60 milionë euro në zonën e Unazës së Re. 

Kontratat sekrete të qeverisë prej 720 mijë euro për lobim kundër opozitës nuk fshijnë dot të vërtetën se beteja e PD  faktoi me zë dhe me figurë se kjo qeveri është e lidhur me krimin, kandidoi për deputetë dhe kandidatë bashkie trafikantë, vrasës, përdhunues dhe qëndron në pushtet për shkak të shitblerjes së votës me krimin. Kësaj të vërtetë nuk i ik dot as Taulant Balla, as shefi i tij, Edi Rama”, shprehet Strazimiri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?