Strazimiri-Mogherinit: Demokracinë, ti me “shoqe” e ke gjetur gati, “drapër e çekanin” e kishe “për sport”
Deklaratat e shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogerini që u bënë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi rama kanë ngjallur mjaft reagime të kampit opozitar përgjatë pasdites së sotme. Një reagim i fortë vjen edhe nga ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili i kujton zyrtares së lartë të Brukselit, se nga mbështetje të tillë, Rama po instalon diktaturën në Shqipëri.
Reagimi i Strazimirit
E dimë!
Për shkak të kësaj mbështetje infektive, që nuk e shpjegon asnjë standard i shkruar a i pashkruar i civilizimit perëndimor, Shqipëria është nën këtë thundër të ndyrë!
Fati ynë i keq, është që humbëm 50 vjet të prerë nga “drapri”, të çpuar nga secili prej pesë cepave të “yllit” e të dërmuar nga “çekani”… por çdo e keqe e ka një të mirë: e njohim “drapër e çekanin” që në syfet, paketoje ti sa të duash me kopertinë “demokracie”, a fjongo “standardesh”!!!
Kësaj marrëdhënie morboze mes “tavarishësh” a “compagni che sbagliano”, i kemi gjetur edhe anti-dotin në këto 29 vjet sinjalesh “me zhurmues”, në mënyrë krejt instinktive!
E di pse?
Sepse demokracinë ti me “shoqe” e ke gjetur gati dhe “drapër e çekanin” e kishe “për sport” … ndërsa ne e kishim dhe e kemi ëndër e aspiratë çdo vlerë euro-atlantike, madje kur as na e merrte mendja se do kishte ndonjëherë “ambasadë” standardesh e vlerash!
Kështu që: je ti, s’je ti, fole ti a s’fole ti, fole mirë a fole keq ti me “shoqe”, ne siç aspiruam në ato vlera deri në vetësakrifikim ato 50 vjet nën Kristaqin tonë, do bëjmë edhe 50 të tjera duke mos çarë kokën për të bijën e “Kristaqit” nga çdo cep i botës që të na vijë, por do mbërrijmë se s’bën aty tek ai standardi që ti e gjete gati, e që bëre çmos ta zhbëjë në favor të “drapër e çekanit” deri ditën që ca si ne ta shembën…
Ti do ikësh nga ajo zyrë e do harrohesh si shumë të tjerë para teje!
Do justifikohesh një ditë për dëmet që ke bërë këtu si gjithmonë me “compagni che sbagliano”, po kjo është një histori tjetër!
Atë ditë do marrësh përbuzjen e njerëzve që të pritën e mbajtën frymën për të të dëgjuar se “ç’thotë Evropi”, e që i keqpërdore duke u thënë se ” Evropi thotë që jeni mirë me Saimir Tahirin, vëllain e Agron Xhafës, 19 kriminelët në parlament, 16 kriminelët Kryetarë Bashkish, e dhjetra kriminelë në administratë”!
Por kjo do ndodhë më vonë!
Sot, “reforma në drejtësi” që e nise me 100% mbështetje popullore, e që e vazhdove me Saimirin e Habilajve e Fatmirin e Agronit/Geronit, nuk ka “80% mbështetje e krenari qytetare”, siç gënjeve, por ka fituar 68% neveri e kundërshtim nga e gjithë shoqëria! Ti e di, dhe gënjeve!
Vendose ta mbyllësh si “tavarish” si “compagna”…dhe kjo është e vetmja e vërtetë në këta 4 vjet!!!
Dhe një gjë të fundit: qytetarët shqiptarë nuk do të privohen më nga zgjedhjet si këto 6 vjet!!!
Qytetarët shqiptarë nuk do të përdhunohen më nga ” votime tavarishësh”! KURRË MË!!!
KOHA JONË SONDAZH

