Strazimiri: Rama nxinte pas arritjes së marrëveshjes. Kemi natë të gjatë para…

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri hedh dyshime se deri në zbardhjen e marrëveshjes së dakordësuar mes PD dhe PS, kryeministri Edi Rama mund të ndryshojë mendje.

Në një koment në Facebook, Strazimiri shprehet se i vetmi njeri që nuk ishte i kënaqur me marrëveshjen sot është Kryeministri Edi Rama.

“Kjo fytyrë e nxirosur, është ndër të paktat të tilla pas lajmit se ka më në fund një marrëveshje!!! Fjalët që shoqërojnë këtë portret të dëshpëruar, të dështuar, të çarmatosur, janë dëshmia se kush nuk e donte reformën, kush gënjente e ndërronte fjalën sa herë arrihej marrëveshje… Të dyja bashkë më ngjallin dyshimin se nata është boll e gjatë dhe e zezë… për “të zbardhur” marrëveshjen në draft… …qofsha gabim…!”,- shkruan Strazimiri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?