Stresi flet nga arratia: Nuk dorëzohem, jam jashtë kufijve tani

Ndonëse policia ka 3 ditë që e kërkon dhe nuk e gjen Arkimed Lushaj ka gjetur kohë të flasë për gazetarët. Në një prononcim të shkurtër për të përditshmen “Panorama” ai thotë se është ndaluar nga policia dhe i është bërë testi i alkoolit, i cili ra rezultuar në rregull. “Testi doli në rregull. Plotësuam edhe formularin. Më pas më thanë që kisha qenë i dehur. U habita” – thotë Stresi. Ai pranon se lejen e drejtimit nuk e ka pasur me vete. Lushaj u ka treguar gazetarëve se u arratis për shkak se po e çonin në dhomën e izolimit. “Do të më mbanin 3 ditë në qelitë e paraburgimit pa raport shoqërimi derisa të dilja në gjyq. Kjo ishte e padrejtë për mua, kështu që zgjodha të arratisesha. Më besoni, më dhimsen ata policë që u arrestuan për mua, shpresoj që drejtësia të vendoset edhe për ta dhe të kthehen në vendin e punës” – shton ai.  Stresi thotë se nuk ka ndërmend të dorëzohet ndërsa nënvizon se familja e tij do të merret me procedurat ligjore dhe se për momentin është jashtë shtetit në një vend të sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?