Studentë nga Kosova për të qëlluar kryeministrin me vezë

 

Siç duket për protestat në Shqipëri duhet të kërkojmë ndihmën e shqiptarëve të Kosovës.

Mediat kosovare raportojnë se disa nga protestuesit janë madje edhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Eksperienca e tyre me vezë dhe gaz lotsjellës ka mbërritur edhe në Tiranë.

Disa nga studentët që qëlluan me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Edi Rama, vinin nga Kosova dhe protestonin kundër ligjit për arsimin e lartë.

Të ndaluarit nga policia janë: Anita Lushi, Bora Mema, Klodi Hoxha, Viki Çipi, Liri Kuçi, Durim Jasharaj, Dardan Konjufca, Valton Marku.

“Policia e qeverise se privateve ka arrestuar pak me pare katër aktiviste të Lëvizjes Për Universitetin së bashku me tre aktiviste të Klubit Politik nga Kosova. Aktivistët ishin mbledhur para Fakultetit të Shkencave Sociale për të protestuar kundër një konference të mbyllur mbi biznesin ku do merrte pjesë edhe kryeministri Rama. Pas mbarimit të konferencës aktivistët kanë goditur kryeministrin Rama me vezë dhe në atë  moment policia ka ndërhyrë duke shoqëruar tetë prej tyre në Komisariatin nr 2. Aktivistët thonë se gjatë rrugës policia ka ushtruar dhunë fizike.” Kështu, Lëvizja Për Universitetin denoncon dhunën e ditës së sotme.

SHKARKO APP