Studentët e protestës: Duam të rrimë rehat në tokat tona. Dëshmuam se nuk kërkojmë leje për të qenë shqiptarë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut flasin për protestën historike për gjuhën shqipe që u mbajt në Shkup. Mevlan Ademi një nga studentët organizatorë kryesorë të protestës studentore tha se sot shqiptarët e vërtetuan se flamurin Kuq e Zi nuk e kanë dekor dhe tha se institucionet e kanë kuptuar tashmë se pa shqiptarët nuk ecet përpara.

”Të gjithë duam të ndryshojë situate këtu, duam të rrimë rehat në tokat tona, nuk duam që edhe ne të kalojmë të njëjtat peripeci që kaluan prindërit tanë. Sot nuk e kisha parë turmën se sa ishte, kur u ngjita në podium nuk mbaronin flamujt kuq e zi dhe besoj që institucionet e kuptuan që nuk shkohet përpara pa shqiptarët”, tha Ademi në ”Top News”.

Demiri një nga studentët e tjerë që udhëhoqën protestën e sotme tha se sot ‘dëshmuam se nuk kërkojmë lejë për të qenë shqiptarë. ”Sot dëshmuam se nuk kërkojmë leje për të qenë shqiptarë, treguam se duam drejtësi dhe barazi. Ne flamurin Kuq e zi e dëshmuam se nuk e kemi vetëm për dekor, por është simboli unë, simbol që për të janë humbur jetë. Ka patur provokime nga pala maqedonase. Kërkesa jonë është gjitha shqipe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata vetë po kërkojnë konflikt, duket që sna dalin dot përballë për të na thënë që nuk iua japim atë të drejtë. Ata tentojnë të na bëjnë fajtorë. Disa na thonë kërkojeni gjuhën në Tiranë. Nuk mund të na e thojë këtë dikush që nuk e di nga ka ardhur. Ne ishim këtu, ata erdhën. Çdo nisëm studentore ka nisur nga problemet e vogla. Shqetësimi ynë nuk është vetëm provimi i jurisprudencës, sot ishte për gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm problem i studentëve, është edhe i prindërve e gjyshërve tanë”, u shpreh Demiri, një nga studentët udhëheqës të protestës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?