Studentët e universitetit privat, kërkesë ministres: Të na njihen diplomat!

Rreth 200 studentë në Fier nuk kanë mundësi të vazhdojnë masterin, pas mbylljes së shkollës së lartë

Reforma në arsim dhe vendosja e rregullit në universitetet ishte një nga ndërhyrjet më të  domosdoshme të qeverisë “Rama”. Ministria e Arsimit arriti që në fazën e parë të këtij procesi të ndaj universitete dhe shkollat private që kanë standarde nga ato që funksionin vetëm formalisht. Megjithatë, papërgjegjshmëria e drejtuesve të institucioneve private nuk mund të penalizojë qindra të rinj që ua besuan arsimin e tyre sektorit privat.

Një rast konkret është ai Shkollës së Lartë Jopublike, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sporteve, “Apolloni i Ri” në qytetin e Fierit. Pasi kanë kryer tre vjet studime në sistemin Bachelor, pasi kanë paguar fatura të kripura sipas kërkesës së shkollës dhe tregut privat, sot nuk mund të vazhdojnë studimet master. Praktikisht diploma nuk u njihet dhe nuk mund të aplikojnë në tregun e punës. Tre vite studime dhe miliona lekë investime të familjeve kanë shkuar dëm. Janë rreth 200 studentë që kanë këtë problem. 36 prej tyre i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit me një kërkesë publike për zgjidhjen e çështjes së tyre, të cilën “Koha Jonë” po e boton të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsyeja e mos njohjes së diplomës, sipas sqarimeve që studentët kanë marrë privatisht në Ministri, ka të bëjë me faktin se shkolla e lartë është mbyllur në vitin 2014. Një pjesë e programe të saj, u cilësuan të papërshtatshme nga Ministria dhe jashtë standardeve. Me rregullat e reja të reformës në arsimin, universiteti i Fierit nuk mund të qëndronte hapur. Deri këtu ligji ka funksionuar. Por të dëmtuarit nuk janë drejtuesit e universiteteve që kanë marrë paratë me një biznes që nuk ishte sipas standardeve ligjore, por studentët që sot nuk u hynë në punë diploma dhe nuk u njihen vitet e studimeve. Përderisa qeveria e viteve 2009 e ka mbajtur universitetin hapur dhe i ka dhënë licencën, përgjegjësia nuk është e studentëve, por institucioneve që kanë dhënë garanci se çdo gjë ishte sipas ligjit. Sot që reforma ka sjellë të tjera rregulla duhet që të gjendet zgjidhja për njohjen e diplomës dhe vazhdimin e studimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kërkesën e tyre studentët citojnë dhe qëndrimin e Ministrisë së Arsimit në vitin 2014, kur u mor vendimi për mbylljen e disa universiteteve. Në atë kohë, Ministria deklaronte se “diplomat e marra nga këto universitete janë të vlefshme dhe se një komision do marrë në mënyrë individuale në shqyrtim të gjitha ankesat që do të bëjnë studentët”. Sot studentët kërkojnë që  t’u njihen diplomat, si dhe të pajisen me numrin e matrikullimit nga AKP-ja”.

  (Kërkesa e plotë me emrat)

 KËRKESË

DREJTUAR: MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT

Ministres znj. Lindita Nikolla

Ne, studentët e kësaj kërkesë-ankese, kemi përfunduar studimet Bachelor ne Shkollën e Lartë Jopublike, Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve, “Apolloni i Ri” në qytetin e Fierit.

Në vitin 2014 u mor vendimi për të mbyllur disa universitete, ndër të cilat edhe universiteti në të cilin jemi diplomuar. Ministrja asokohe deklaroi se ata që janë diplomuar nuk do të cenohen nga kjo vendimmarrje. Gjithashtu, edhe Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, z.Plarent Ndreca, përsëriti se diplomat e marra nga këto universitete janë të vlefshme dhe se një komision do marrë në mënyrë individuale në shqyrtim të gjitha ankesat që do të bëjnë studentët.

 Me anë të kësaj kërkesë-ankese ne kërkojmë të na njihen diplomat, ashtu si ju keni deklaruar, si dhe të pajisemi me numrin e matrikullimit nga AKP-ja.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, mbetemi me shpresë se problemi ynë do të trajtohet dhe zgjidhet.

Emri  Mbiemri

1.Erald Demaj

2.Enri Gjondedaj

3.Bledar Bozhani

4.Bardhyl Xhakollari

5.Arsen Hoxhaj

6.Edvin Bonaj

7.Roland Ziaj

8.Mirel Hoxhaj

9.Renato Ziaj

10.Rrapo Tao

11.Elis Kokalari

  1. Taulant Myselaj

13.Bashkim Begaj

  1. Bledion Guga

15.Anesti Vitaj

16.Dritan Resuli

17.Ines Miho

18.Andi Prifti

19.Valmir Sakaj

20.Fatjon Petova

21.Emiljano Kuka

22.Mariglen Kule

23.Gentian Koco

24.Ermir Strati

25.Ermal Xhyheri

26.Kridi Jano

27.Endri Ndoni

28.Silvan Llogoni

29.Noel Xhelili

30.Vangjel Laluci

31.Albano Bleta

32.Kleant Sheko

33.Ensi Mahmutaj

34.Eneida Hiqmeti

35.Hysen Cenaj

36.Adrian Mucaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?