Studentët mbyllin grevën e urisë, çështja në Gjykatën Kushtetuese

Studentët e grevës së urisë kanë vendosur ta mbyllin grevën e urisë pasi çështjen do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi u mor sot, në ditën e 4 të grevës së urisë, ku studentët e transferuar nga Universitetet private në ato publike kërkojnë uljen e tarifave të shkollimit të tyre.

Në mbylljen e grevës së urisë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të PD. Ervin Salianji tha se greva nuk u bë për arsye politike, por për një kauzë te drejtë. Salianji tha se shumica nuk e ka mendjen te problemet që shqetësojnë qytetarët.

SHKARKO APP