Studentët në protestë, Muka: Bleva biletën e kthimit, do bashkohem me ju

Protesta masive dhe mijëra të rinj të bashkuar sot në Tiranë është komentuar pozitivisht, si një shenjë revolte ndaj shkeljes së të drejtave të tyre. Një javë më parë deklaroi se u largua nga Shqipëria, pasi dha dorëheqjen nga posti i zv.ministrit të Arsimit, Taulant Muka duket se ka ndërruar mendje nga insistimi dhe pjesëmarrja masive e të rinjve ndaj Lindita Nikollës.

Në një postim në rrjetet sociale, Muka njofton se sapo ka blerë biletën e kthimit në Tiranë dhe së shpejti do t’ju bashkohet protestës së studentëve.

”Sapo bleva biletën e avionit për t’ju bashkangjitur studentëve! Do jem dhe unë mes jush, dhe të gjithë bashkë të kërkojmë arsim cilësor! Ftoj çdo intelektual të vendit të bëhemi bashke dhe ti japim rinisë një universitet cilësor! Rinia meriton më shumë, meriton dinjitet”, shkruan Muka, i cili edhe pse u largua nga Shqipëria, sërish i ka mbështetur studentët përmes thirrjeve në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kriteret e studentëve:

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjysmimi tarifave
Heqja e tarifave shtesë
Përmirësim i kushteve
Përfaqësim në vendimmarrje për studentët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?