“Studentët nuk e njohin tregun e punës” – Biznesi: Njohuritë teorike nuk mjaftojnë

Studentët të cilët mbarojnë një fakultet nuk janë gati për tregun e punës kjo sepse  njohuritë e tyre praktike janë të pamjaftueshme. Ky është pretendimi  i disa përfaqësuesve të biznesit,  të cilët shprehen nëpërmjet televizionit SCAN, se  përveç ambientit jo shumë favorizues për sipërmarrjet, mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një sfidë për të cilën zgjidhjet duket se janë të vështira.

Industria fason, bujqësia dhe turizmi vuajnë më së shumti mungesën e punonjësve, po ankesa janë vërejtur në të gjithë sektorët. Megjithatë bizneset shprehen se  janë të gatshëm për të ofruar mundësi intershipi  por kjo  për shumicën e rasteve  nuk kryhet kundrejt një pagese.

Më herët  Ministrja e Arsimit Besa Shahini, gjatë ceremonisë së “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës” program tashmë në vitin e tij të 4-rt,  e ka vlerësuar si një sfidë  sigurimin e  tyre nëpër kompanitë private  duke nënvizuar se po punohet për të rritur interesin e sipërmarrjeve.
Shahini ka pohuar se e kundërta ndodh me institucione publike, në nivel qendror e lokal ku vetëm gjatë këtij viti, në kuadër të “Paktit për Universitetin”, u koordinuan  mbi 2000 pozicione të lira për praktikën e punës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?