Studentët protestë për ndotjen në Porto Romano

Këtë të premte, studentët e Universitetit ÇAleksandër Moisiu”, kanë dalë në protestë për ndotjen mjedisore që vjen si pasojë e djegies së mbetjeve në Porto Romano. Vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano, ku plehrat digjen në ambjent të hapur, janë kthyer në një shqetesim serioz për qytetin bregdetar të Durrësit.

Më shumë nga të gjithë, ndotjen po e vuajnë studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, të cilët studiojnë vetëm 500-600 metra larg nga vendgrumbullimi i mbetjeve.

Studentët thonë se e kanë të pamundur të studiojnë në auditoret e Universitetit, pasi i gjithë tymi i mbetjeve përfundon nëpër sallat e korpusit universitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kërkojnë të merren masa urgjente për mbylljen e këtij vendgrumbullimi që është kthyer në ndotësit më të mëdhenj të qytetit bregdetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?