Studentët protestojnë këmbëkryq para Policisë së Tiranës

 

Një grup studentësh dhe pedagogësh të Lëvizjes për Universitetin janë te ulur pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë duke protestuar për lirimin e shokëve të tyre të ndaluar nga Policia e Shtetit sepse kane qëlluar me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama.

Ata me megafon apo përmes rrjeteve sociale po bëjnë thirrje për mbështetje nga studentë të tjerë dhe qytetarë.

Në fakt, rreth e rrotull ka mjaft indiferencë, por entuziazmi dhe vendosmëria e pjesëmarrëseve duket e palëkundur.

 

SHKARKO APP