Studentët shqiptarë shpenzojnë katër herë më shumë për arsimin në Europë

Ndonëse Shqipëria nuk ka kushtet arsimore më të mira në Europë, krahasuar më moshatarët e tyre paguajnë shumë më tepër.

Revista ”Monitor” publikon të dhënat e INSTAT se pesha e shpenzimeve për arsim ishte 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjeve shqiptare, një peshë gati katër herë më e lartë se e familjeve Europiane.

”Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.1%, ndërsa një familjeje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%. Instituti i Statistikave të Kosovës raporton në anketën e fundit të buxhetit të familjeve për vitin 2016, se pesha e shpenzimeve për arsim në totalin e buxhetit është zero”, sqaron ”Monitor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, sa kushton edukimi në Shqipëri?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në arsimin e lartë, numri i studentëve gjithsej ishte 146 mijë në vitin 2016, sipas INSTAT, nga të cilët 17% (rreth 25 mijë) janë të regjistruar në universitetet jo publike. Tarifat vjetore në pjesën më të madhe janë unifikuar në bazë të fakulteteve dhe variojnë nga 25 mijë lekë, që është pagesa minimale, deri në 40 mijë lekë maksimalja.

Për nivelin e studimeve master, viti akademik për gradën e Masterit Profesional është 72 mijë lekë (studimet e plota 144 mijë), ndërsa për Masterin Shkencor është 105 mijë lekë ( dy vite 210 mijë lekë).

Në Universitetet private, viti shkollor kushton duke filluar nga 1500 euro, në 3500 euro. Gjithsej, sipas INSTAT në vitin 2016 ishin 22 universitete private që kishin studentë të regjistruar”, shkruhet në revistën ekonomike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?