Studentët sot folën, nesër do veprojnë

Nga: Nora Malaj

Dje studentët e Universitetit të Durresit “Aleksandër Moisiut” janë ngritur në protestë! Ata nuk duroj dot më. As mjediset Universitare, as hektarët e fushave përreth nuk mund të pranojnë tymanajën dhe mjegullen që cdo ditë-natë e rrethon këtë mjedis që kontaminohet nga djegia e plehërave! Nuk ka kohë më për të pritur! E keqja sa vjen dhe bëhet më prezente! Dhe ajri tashmë është ndotur dhe mjedisi bëhet i pajetueshëm dhe toka e papunueshme dhe standarti i mësimit është i papranueshëm!

Nuk ka kohe për histori dhe kthim përgjigje me fjalë, po pas protestë mos u habisni kur të filloj lëvizja që do të jete pa kthim , për të pērmbysur kete realitet të dhimbshēm. Askush, as ata që bëjnē sikur drejtojnë bashkinë, me duart akullore, nuk mund të mbajnë peng fatin dhe jetën e qytetarëve dhe studentëve të Durrësit, të cilët nuk meritojnë të vriten çdo ditë , për paaftēsinë dhe interesat e një grupi individësh në emër të pushtetit të pamerituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot studentët folën, dolën dhe protestuan! Po nuk dolën thjeshtë për të larë gojën, po me ze dhe figurë ata thanë se nuk mund të bashkëjetohet më kështu. Kampusi Univesitar dhe mali me plehëra që digjen, nuk mund tē bashkë jetojnë së bashku! Ka ardhur koha që askush nuk mund të bëj indiferencën dhe të thotë i kam duart akullore e të fshihet pas përgjigjeve evazive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot studentët folën, po neser qytetarët e Durrësit dhe më pas të Shqipërisë do të veprojnë!Tashmë këmbanat po bien për këto që duan të dëgjojnë… Pasi njerëzit të largojnë jo kur do t’i , por kur jau bënë jetën të pajetueshme! E në fund jeta vetëm një herë jepet e nuk mund tua marrësh peng qytetarëve të tu në emër të kartiges tënde! Studentët sot folën. Neser do veprojnë!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?