Studentët thirrje për miting para Drejtorisë së Policisë

 

Studentët e organizatës që kryen sulmin me vezë ndaj Kryeministrit Edi Rama janë tubuar pasditen e sotme para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Në një postim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, studentët ftojnë të gjithë kolegët e tyre të tubohen para kësaj godine.

“U bejme thirrje te gjithe studenteve, aktivisteve dhe qytetareve te ndergjegjshem te bashkohen sa me shpejt te jete e mundur perballe Drejtorise se Policise. Studentet jane dhunuar dhe policia refuzon te jape informacion. Sot eshte dita. BASHKOHU”,- thuhet në njoftimin e studentëve.

SHKARKO APP